Bora: Nuk jam si ti! Trixa: As unë si ti! Vazhdimin ju ftojmë ta ndiqni në orën 20:00

by admin
Spread the love

Qershia mbi tortë e kësaj dite janë pa dyshim gënjeshtra e Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj. Të dyja kanë paralajmëruar publikimin e një kënge sot në orën 8 të mbrëmjes me një diference kohe nga postimet e njëra-tjetrës rreth 30 minuta. Të jetë rastësi?  Këtë nuk e dimë me siguri, por duke marrë parasysh trekëndëshin e dashurisë që kanë pasur, gjasat janë të vogla që të jetë e planifikuar.

Trixa thotë se titulli i këngës së saj do jetë: As unë si ti, ndërsa Bora thotë se do publikojë një këngë me titullin: Nuk jam si ti. Secila ka thënë se ora e publikimit do jetë 20:00.

Por pse themi që janë gënjeshtra këto dy postime? Sepse tek të dyja fotot vihet re logo e një programi për editim fotosh që quhet: Prequel. A mund të ketë edhe ndonjë shans vërtetësie? Mbase po. Më tej pritet edhe reagimi sqarues i dy vajzave të njohura.

You may also like