Bora dhe Donaldi shijojnë pushimet e para

by admin
Spread the love

Pas ribashkimit Donald Veshaj dhe Bora Zemani duket sa kanë nisur edhe pushimet e para bashkë për këtë vit.

Javën e kaluar Donaldi ishte në Vlorë nga ku postoi disa foto e video. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk u shfaq krah të vëllait Romeos, i cili nga ana tjetër ndodhej në Tiranë.

Ndërsa Bora për të mos i postuar në të njëjtën ditë me Donaldin, i postoi sot fotot nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini.

Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre.

Kujtojmë që publiku mësoi për ribashkimin e tyre gjatë festës së Valdrin Sahitit ku Bora e Donaldi u shfaqën krah njëri-tjetrit.


You may also like