Bonucci kërkon të qëndrojë, por Juventusi dëshiron të kundërtën

by admin
Spread the love

Leonardo Bonucci është pranë largimit nga Juventusi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane kapiteni i “Zonjës së Vjetër” mund të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e janarit.

Sipas “La Stampa” për mbrojtësin italian janë interesuar angezët e Tottenham Hotspur të cilët dëshirojnë shërbimet e 35-vjeçarit. Në rast transferimi tek ekipi i “Spursave” Bonucci do të gjejë ish-trajnerin e tij Antonio Conte.

Gjithsesi kapiteni i bardhezinjve nuk e mendon largimi nga këta të fundit. për Bonuccin i vetmi qëllim është të ndihmojë skuadrën si kapiten në ndeshjet që e presin në Serie A dhe Champions deri në fillimin e Kupës së Botës. /oversport.tv

You may also like