Bonucci: Jam në fund të karrierës, dua ta mbyll duke fituar trofe me Fenerbahce-n!

by admin
Spread the love

Leonardo Bonucci ka folur për herë të parë si lojtar i Fenerbahce, ndërsa i ka shprehur hapur qëllimet e tij.

Në prononcim para medieve turke, mbrojtësi italian theksoi se është në fund të karrierës dhe dëshiron ta mbyllë duke fituar trofe me Fenerbahce-n.

​​“Falënderoj të gjithë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithashtu jam mirënjohës për pritjen që më është bërë. Ndjesitë e para janë gjithmonë shumë të rëndësishme dhe ndihem mirë, një mijë faleminderit të gjithëve, kam marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale. Para se të vija këtu fola me Merih Demiral, Edin Dzeko dhe Dusan Tadic.

Ajo që ata thanë ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë sjell përvojën time këtu, erdha të luftoj me shokët e skuadrës. Jam në periudhën e fundit të karrierës sime dhe dua ta përfundoj duke fituar disa trofe. Sigurisht që duhet të mësoj turqisht sa më shpejt. Merih tha: ‘Ti më mësove italishten kur isha në Juventus, tani unë do të mësoj turqisht’,” deklaroi Bonucci./ Super Sport


Top Channel

You may also like