Bomber kroat për Skënder Gegën, Kukësi “zjarr” në merkato

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ante Zivkovic është lojtari më i ri i Kukësit. 29-vjeçari, i cili luan në qendër të sulmit, ka firmosur për dy vite me klubin e Superiores, duke u bërë përforcimi i tretë pas Kristi Kotes (mesfushë) dhe Antonio Ilieskit (mbrojtje).

Lojtari kroat ka luajtur në vendlindje (Sibenik, Novigrad, Dugopolje), Slloveni (Aluminij), Kanada (Toronto Croatia), Turqi (Umraniyespor) dhe Bosnje (Banja Luka, Radnik Bijeljina).

Zivkovic u huazua në merkaton e janarit te Radnik Bijeljina, ekip me të cilin realizoi 7 gola në elitën e futbollit boshnjak, ndërkohë që në aspektin personal sezonin më të mirë (2019/2020) e luajti në Slloveni tek Aluminij, ekip me të cilin shënoi 15 gola.

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi  kroat Ante Zivkovic  është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi  29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Zivkovic vjen te Kukësi nga kampionati boshnjak ku së fundmi ishte pjesë e Banja Luka. Në të kaluarën është aktivizuar me ekipe si Radnik Bijlelj,Umraniyespor, Aluminij, Nk Dugopolje, Novigrad dhe Sibenik.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobrodosli Antonio”, shkruan në faqen zyrtare klubi shqiptar.


Top Channel

You may also like