Bombë nga Spanja, Myrto Uzuni në radarët e dy klubeve të LaLigas

by admin
Spread the love

Me 11 gola dhe 3 asist, Myrto Uzuni është padyshim lojtari që ka spikatur më shumë në Ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi beratas ka zgjuar interesin e shumë klubeve në Europë dhe kryesisht në elitën e futbollit spanjoll ky janë dy ekipe që po e kërkojnë me ngulm.

Bëhet fjalë për Betisin dhe Sevillan të cilat kanë nisur kontaktet me Granadën për të afruar në janar sulmuesin 27-vjeçar. Ky i fundit është golashënuesi i Ligës së dytë spanjolle për momentin dhe mundësia që ai të rikthehet në elitë me një tjetër klub është e madhe.

Nga ana tjetër, edhe Granada është e hapur për një shitje të mundshme të lojtarit për një shumë që mund të kënaqte klubin. Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo” ende nuk ka asnjë marrëveshje me palët dhe gjithçka pritet të zgjidhet në janar. /oversport.tv

You may also like