Bombë nga Anglia: Messi transferohet tek Inter Miami dhe bëhet lojtari më i paguar në MLS

by admin
Spread the love

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Sipas “The Times”, Inter Miami është shumë pranë transferimit të Lionel Messit në MLS. “Pleshti”, që është një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës, Katar 2022, udhëhoqi Argjentinën e tij në fitoren 2-0 përballë Meksikës.

Argjentinasi pritet të transferohet në Amerikë në verë, duke  larguar nga PSG, 2 vite pas ardhjes në kryeqytetin francez nga Barcelona.

Sipas gazetës angleze, një rol të rëndësishëm ka luajtur presidenti i klubit David Beckham. Ish-futbollisti ka lidhje direkte me pronarët e PSG dhe ashtu si Messi është i lidhur me markën Adidas. Marrëveshja e re do ta bënte 35-vjeçarin argjentinas lojtarin më të paguar në historinë e MLS.

Duhet theksuar se Messi ka një shtëpi në Miami dhe kalon aty pushimet me familjen e tij. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like