Bombë në kondicionerin e avionit të Prigozhinit? Mbizotëron misteri për funeralin dhe varrimin e tij

by admin
Spread the love

Një bombë e vendosur brenda kondicionerit reaktiv të Yevgeny Prigozhin!

Kjo është hipoteza e fundit, e formuluar nga e përditshmja ruse Moskovsky Komsomolets, mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit privat të kreut të Wagner-it në rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Sipas asaj që thuhet në gazetë, tek kondicioneri mund të jetë vendosur një bombë, e cila është zëvendësuar për një defekt më 19 gusht.

Kreut të Wangerit do i bëhen sot homazhe në shumë memorialë të Moskës, por mbizotëron heshtja për funeralin dhe varrimin e tij.

Media ruse Telegram pranë shërbimeve të sigurisë, shkruan se ceremonia mund të mbahet me dyer të mbyllura sot më 29 gusht në Shën Petersburg. Kishte pasur propozime të ndryshme, flitej veçanërisht për Bakhmout. Por duket se autoritetet po përpiqen që lamtumira e fundit për Prigozhin, të mos kthehet në një ngjarje në mbështetje të mercenarëve dhe për këtë arsye mendohet se do mbahet në mënyrë private.

Asgjë nuk dihet as për varrimin, i cili dyshohet se mund të bëhet një vend adhurimi. Pra, gjithçka mbetet e mbuluar me mister.


Top Channel

You may also like