Bologna mposht Empolin e shqiptarëve, Berisha shmang një disfatë edhe më të thellë

by admin
Spread the love

Pas tre barazimeve radhazi, Bologna mposht në stadiumin “Dall’Ara” me shifrat 3-0 Empolin.

Vendasit iu falën formës së shkëlqyer të Riccardo Orsolinit që shënoi tre golat e ndeshjes. Sulmuesi hapi llogaritë e takimit në minutën e 21-të teksa lëvizi bukur në zonë dhe me një goditje të fortë mposhti Etrit Berishën që nuk mundi të bënte shumë në atë moment.

Megjithatë, gardiani shqiptar ishte vendimtar në të paktën dy raste të tjera duke ndalur dyfishimin e Bolognas në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Berisha u mposht edhe njëherë tjetër nga Orsolini i cili në minutën e 66-të gjeti hapësira në mbrojtjen e Empolit dhe e dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

Por, 26-vjeçari nuk e kishte mbyllur këtu llogarinë e tij pasi shënoi sërish në minutën e 93-të, ku sërish Berisha nuk kishte mundësi reagimi.

Ndërkohë, për t’u theksuar edhe aktivizimi i Stiven Shpendit në minutën e 79-të, megjithatë me rezultatin që në atë moment ishte fiksuar në 2-0, sulmuesi shqiptar nuk pati shumë për të bërë. Sakaq, në stol për të gjithë ndeshjen qëndroi Ardian Ismajli i cili vinte pas një dëmtimi dhe kështu trajneri Aureliio Andreazzoli vendosi të mos e rrezikonte.

Pas kësaj ndeshje, Bologna ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vend të shtatë, ndërsa nga ana tjetër, Empoli mbetet me tre pikë në vend të 19./ Super Sport


Top Channel

You may also like