Bologna blindon portën, Skorupski rinovon deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Bologna dhe Lukasz Skorupski do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa vite.

Klubi kuqeblu ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me portierin polak deri në vitin 2025 me një opsion rinovimi deri në vitin 2026.

“Bologna njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Lukasz Skorupski për të zgjatur kontratën deri në 30 qershor të vitit 2025 me një opsion për një zgjatje të mëtejshme deri në 30 qershor të vitit 2026”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like