“Boll më o injorantë të ndyrë”, Ina Kollçaku reagon ashpër ndaj fenomenit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të puthësh apo jo fëmijën në buzë? Kjo është një nga temat më të komentuara që asnjëherë nuk ka një përgjigje përfundimtare. Mirëpo, Ina Kollçaku sa i përket kësaj çështje duket se e ka një përgjigje, madje nuk ngurron ta bërtasë edhe me zë të lartë.

Së fundmi, ajo është shfaqur shumë e revoltuar në Instagramin e saj, ku ka diçka për të thënë për të gjithë prindërit që puthin fëmijët e tyre në buzë. “Mjaft puthët fëmijët në buzë o injorantë të ndyrë,”-shkruan Kollçaku në Instastory.

Më herët ish-futbollisti i njohur David Beckham postoi një foto duke puthur në buzë vajzën e tij, Harper. Pas kësaj nisën komentet negative dhe pozitive, nga ata që e cilësonin si të papërshtatshëm këtë gjest dhe nga ana që e përkrahnin. Edhe në Shqipëri ky fenomen është përhapur shumë.

You may also like