Boll më e bëtë këtë gjë!

by admin
Spread the love

Rozana Radi ka spikatur gjithmonë për reagimet e saj të drejtpërdrejta në rrjetet e saj sociale. Ajo nuk ngurron aspak që të flasë në rrjetet sociale për çështjet që e shqetësojnë personalisht.

Së fundmi, Rozana Radi ka bërë thirrje për të gjithë ata që publikojnë varre të familjarëve. Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka kërkuar mos ta bëjnë më, pasi sipas saj, ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë!

Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto?

Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësit e saj.

You may also like