Boiken Abazi për Borrellin: Po shtynë përshpejtimin e një konflikti më të gjerë në rajon

by admin
Spread the love

Boiken Abazi, i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas “përplasjeve” të kryeministrit Albin Kurti me  përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan EkonomiaOnline.

LEXO edhe: Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

“Nuk është
vetëm Serbia që i ngjan Gjermanisë mes dy luftrave botërore, por janë edhe
zyrtarë të BE-së si Borrelli që i ngjajnë atyre fuqive evropiane që tentonin ta
zbusnin Gjermaninë naziste duke ia kënaqur orekset, si në “Marrëveshjen e
Mynihut” të vitit 1938″, shkruan Abazi në Facebook.

Sipas tij, kërkesa
për të respektuar marrëveshje në favor të agresorit nuk shmangin konflikte, i
përshpejtojnë ato, duke ia shtuar guximin agresorit.

“Me këto mend, dhe pa mësuar nga historia, Borrelli po shtynë drejt përshpejtimit të një konflikti më të gjerë në rajon”, shkruan Abazi.

You may also like