“Bodigardët e vetë shtynë”, ish-themelues i PD tregon përplasjen me Bashën

by admin
Spread the love

Fatmir Merkoçi, ish-themelues i PD, shpjegoi përplasjen që pati me mbështetës të Bashës, duke mos u lejuar në takimin e Bashës me strukturat. Sipas Merkoçit, ikja nga realiteti përmes show-t nuk është zgjidhje që i shërben PD.

“Nuk bëra fjalë por dola, nuk kam si të bëj sherr në një ambjent që nuk më pranojnë dhe zbrita poshtë. Kur dola përjashta erdhi Basha dhe u përplasëm te dera. Një moment zgjati dorën se si duket u hutua dhe i thashë hajde flasim këtu. Ai u fut brenda, ata bodigardët e vet shtynë. Ishte për tu ballafaquar dhe për të folur për gjendjen ku është PD, i kam kërkuar takim publikisht.Unë përfaqësoj demokratët, kam 30 vjet që njihem dhe jam në protesta me ta. Ishte për të gjetur një rrugë dhe mënyrë për të shpëtuar PD.

Rruga për të shpëtuar PD dhe pa e përçarë është por kjo bëhet përmes bisedës, alternativave. Lulzim Basha është misionar i PD, ka ardhur me mision për ta shkatërruar PD. Duhet të kishte pranuar debatin, aty ku ishte në sallë duhet të kishte thënë hajde flasim, jemi brenda partisë. Por Basha minimalisht me mua nuk mund të përballet për shumë arsye. Nuk mund të mbash një parti me dhunë dhe ta kthesh në bunker. Tani ai është thjesht zoti i bunkerit nuk është zot i PD. Nesër do futesh në zgjedhje, me cilin elektorat, elektorati është jashtë. Lulzim Basha të paktën njësisë 7 i detyrohet, ka marrë mandatin e deputetit. Nuk mund të sillet në këtë formë”, tha Merkoçi.

You may also like