Boçvarski: Autobusi i djegur nuk është në bazën elektronik të ministrisë, ka filluar procedura për marrjen e licencës “Besa Transit”

by admin
Spread the love




Autobusi në të cilin kanë humbur jetën 45 persona nuk ka qenë i regjistruar në bazën e të dhënave për transport ndërkombëtar, deklaroi gjatë ditës konferencës për shtyp, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.

Ai tha se “Besa Trans” ka pasur të paraqitur katër autobusë, por autobusi i djegur nuk është në mesin e tyre.

Boçvarski tha se Inspektorati për Transport është dashur të kontrolloj nëse transportuese ka licencë për atë makinë. Ai tha se tani është iniciuar procedurë për marrjen e licencës transportuesit, ndërsa Inspektorati do të bëj kontroll të jashtëzakonshëm inspektues.

“Ministria është e obliguar që të lëshojë licencën për transport ndërkombëtar. Shoferi duhet të ketë ceritifkikatë ndërkombëtare për transport të udhëtarëve. Pas informacioneve të siguruara nga MPB për autobusin e djegur, kemi konstatuar se kjo nuk ka qenë e denoncuar dhe nuk është në bazën e Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve”, ka deklaruar Boçvarski, raporton SHENJA.

 


You may also like