Bochum gjen më në fund trajner, të hënën zyrtarizohet Thomas Letsch

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Më në fund Bochum ka gjetur trajnerin e ri të skuadrës, që do të zërë vendin e të shkarkuarit Thomas Reis. Klubi gjerman ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Thomas Letsch, që do të largohet nga Vitesse dhe nga dita e hënë do të nisë një aventurë të re në Bundesligë.

Kujtojmë që klubi gjerman shkarkoi teknikun Thomas Reis në 12 shtator, pas një starti shumë të keq në kampionat, ku skuadra pësoi 5 humbje në po aq ndeshje të luajtura.

2 javët e fundit të Bundesligës, Bochum është drejtuar nga tekniku i përkohshëm Heiko Butscher, që arriti të grumbullojë një pikë në dy ndeshjet e zhvilluara në kampionat. / Oversport.tv

Foto: Vitesse Facebook

You may also like