Boban: Italisë i duhen 15 vite për tu kthyer në majë, Napoli favorit për titullin

by admin
Spread the love

“A do të ngushtojë futbolli italian diferencat që ka me pjesën tjetër të Europës? Pas Andrea Pirlos, Italia nuk ka patur më ndonjë talent të madh. Kanë kaluar 20 vite dhe është “vrarë” talenti italian në skuadrat e të rinjve.

Për Italinë do të duhen 10-15 vite për tu rikthyer në majë dhe ti afrohet nivelit të Anglisë. Këto vite duhet të kalojnë duke punuar shumë dhe mirë, por në mënyrë urgjente duhen rinovuar këto stadiume që janë të papërshtatshme”, ka thënë ish-fantazisti i Milanit, Zvonimir Boban, aktualisht zyrtar në UEFA për “Rai Radio 1”.

Kroati ka folur edhe për garën për titullin kampion në Serie A këtë sezon: “Napoli duket një skuadër e pjekur, ka një atmosferë të jashtëzakonshme dhe është i vetëdijshëm për forcën që ka. Luan një futboll shumë të bukur, janë shumë të ekuilibruar. Milani ka shumë karakter. Historia dhe emri i klubit vlejnë, por unë them që në garë është edhe Interit, nëse Lukaku kthehet të bëjë lojtarin e para dy viteve”, ka thënë Boban. / Oversport.tv

Foto: 90s Football Twitter

You may also like