BM – Wallace: Nuk besoj në përdorimin e armëve bërthamore

by admin
Spread the love



LONDËR, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Sado ambicioze të jetë plani kundër Ukrainës, nuk mendoj se Putin dëshiron të hyjë në atë hapësirë, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke iu referuar përdorimit të armëve bërthamore nga presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë, sipas gazetës së njohur britanike ”The Guardian”.

”Duhet të shqetësohemi që një shtet si Rusia beson se rregullat nuk vlejnë për ta, pavarësisht nëse janë për të pushtuar Ukrainën ose për të përdorur agjentë nervorë si në Salisbury, por në thelb një pengesë është ajo që është… një pengesë”, deklaroi Wallace në radion ”Times”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Mbi 156 000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni


You may also like