BM – Truss: Bisedimet me SHBA-në për marrëveshjen e tregtisë së lirë nuk do të rifillojnë

by admin
Spread the love

LONDËR, 20 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministrja britanike, Liz Truss njoftoi sot se negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë pas Brexit me SHBA-në nuk do të rifillonin për shumë vite.

Kryeministrja Truss theksoi se prioriteti i Britanisë së Madhe ishte arritja e marrëveshjeve me Indinë dhe shtetet e Gjirit, dhe arritja e një pakti tregtar me vende si Australia dhe Japonia.

Por ajo minimizoi shanset e rifillimit të bisedimeve për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse me shtetet që mbështetën Brexit, si një përfitim i madh i largimit nga BE-ja gjatë referendumit.

Truss, një ish-kundërshtare e Brexit-it, e cila ka kaluar duke u bërë mbështetëse, tha se marrëveshjet me Delhin dhe aleatët e tjerë janë prioritetet tregtare të vendit të saj përpara bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden në një samit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

“Aktualisht nuk po zhvillohen negociata me SHBA-në dhe nuk kam shpresë se ato do të fillojnë në një afat të shkurtër dhe të mesëm”, u tha ajo gazetarëve.

Kur Boris Johnson vizitoi për herë të fundit SHBA-në si kryeministër, Biden minimizoi shanset për një marrëveshje me Britaninë e Madhe, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e ndërhyrjeve të marrëveshjeve irlandeze në mes të një mosmarrëveshjeje për protokollin pas Brexit.

Truss përmendi si një ndër prioritetet e saj Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor (CPTPP), një nga blloqet më të mëdha tregtare në botë që përfshin Australinë, Kanadanë dhe Japoninë.

Prioriteti tjetër ishte Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i cili përfshin Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është tregu i gjashtë më i madh i eksportit të BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like