BM – Sunak: Ndihmë ushtarake me vlerë 500 milionë paund për Ukrainën

by admin
Spread the love

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka njoftuar një paketë të ndihmës ushtarake me vlerë 500 milionë paund për Ukrainën, ndërsa po udhëton në Varshavë dhe Berlin për të takuar liderët e Polonisë, Gjermanisë dhe NATO-s.

“Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën. Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”, tha më herët kryeministri britanik Rishi Sunak duke njoftuar një fond shtesë ushtarak me vlerë 500 milionë paund (617 milionë dollarë) për Ukrainën, si pjesë e një donacioni më të madh të pajisjeve kyçe nga BM-ja.

“Britania e Madhe do të luajë gjithmonë rolin e saj përballë sigurisë evropiane, duke mbrojtur interesin tonë kombëtar dhe duke qëndruar pranë aleatëve tanë të NATO-s”, tha ai.

Fondi me vlerë 500 milionë paund do të përdoret për dërgimin e municioneve në Ukrainë, mbrojtjen ajrore dhe sigurimin e dronëve të prokuruar nga Britania e Madhe, si dhe për mbështetjen dhe rritjen e zinxhirëve të furnizimit të pajisjeve te mbrojtjes”, tha Downing Street.

Fondet ushtarake për vitet 2024-2025, të Britanisë së Madhe për Kievin arrijne në 3 miliardë paund, dhe në 7,6 miliardë paund që nga fillimi i pushtimit të plotë të Putinit në 2022.

Pajisjet e premtuara përfshijnë rreth 400 automjete, më shumë se 1600 raketa sulmuese dhe të mbrojtjes ajrore, 60 varka dhe afro 4 milionë fishekë të armëve të vogla.

Ndalesa e tij e parë në kryeqytetet evropiane do të jetë në Poloninë fqinje me Ukrainën, ku ai do të diskutojë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbështetjen për Kievin në takimet me kryeministrin e ri polak, Donald Tusk dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sunak më pas do të udhëtojë nesër në Gjermani për të zhvilluar bisedime kokë më kokë me kancelarin Olaf Scholz.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like