BM – Sunak fiton debatin televiziv me Truss për kreun e konservatorëve dhe qeverisë

by admin
Spread the love

LONDËR, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – Ish-kancelari i Thesarit britanik, Rishi Sunak mbizotëroi ndaj ministres së Jashtme Liz Truss, rivalja e tij dhe super e preferuara në garën për lidershipin e konservatorëve dhe postin e kryeministrit të ri, në debatin e mbrëmshëm televiziv në Sky News.

Sunak tregoi shenja të dukshme gjallërie duke qenë më kompetent në përgjigjet e pyetjeve të gazetares, Kay Burley mbi skenarin alarmant ekonomik të BM-së, pas parashikimeve të zymta të bëra dje nga Banka e Anglisë.

Publiku i studios, i përbërë nga konservatorë të pavendosur, në fund të debatit nxorën fitues Sunak.

Përballja më e rëndësishme mes dy pretendentëve ishte në frontin ekonomik.

Ndërsa Truss pretendoi se një recesion nuk është i pashmangshëm dhe premtoi ulje të taksave, ish-kancelari e akuzoi atë për përkeqësim të situatës me propozimet e saj duke theksuar nevojën për uljen e inflacionit.

Truss u pa në telashe edhe për sa i përket një deklarate të mëparshme të saj lidhur me uljen e pagave të punonjësve të administratës, të cilët jetojnë jashtë Londrës dhe mbi nxitjen që u bëri vullnetarëve britanikë për t’u bashkuar me forcat ukrainase për të kundërshtuar pushtimin rus.

Megjithatë, mbetet për t’u parë sa shumë mundet që kjo humbje e debatit televiziv me Sunak do të ndikojë në sondazhet mes anëtarëve të partisë së shumicës, të cilët me votën e tyre me postë duhet të vendosin se kush do të jetë pasardhësi i kryeministrit në largim, Boris Johnson.

Deri në debatin e djeshëm, Truss ishte në fakt shumë përpara rivalit të tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like