BM- Sunak: Demokracia në shënjestër të ekstremistëve

by admin
Spread the love



LONDËR, 1 mars /ATSH/ – Kryeministri britanik Rishi Sunak paralajmëroi se demokracia është në shënjestër të ekstremistëve.

Duke folur jashtë dyerve të Downing Street, rezidenca dhe zyra e kryeministrit, shefi i qeverisë britanike paralajmëroi për situatën aktuale në BM, pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

”Fitorja e George Galloway në zgjedhjet e parakohshme në Rochdale ishte më shumë se alarmante. Në javët dhe muajt e fundit, ne kemi parë një rritje tronditëse të trazirave dhe krimit ekstremist”, tha ai në një fjalim drejtuar kombit.

“Ajo që filloi si një protestë në rrugët tona është kthyer në frikësim, kërcënime dhe akte të planifikuara dhune. Fëmijët hebrenj ndihen të frikësuar nga veshja e uniformës së shkollës nga frika se do të zbulohet identiteti i tyre. Gratë myslimane dhunohen  në rrugë për shkak të veprimeve të një grupi terrorist me të cilat nuk kanë lidhje. Demokracia jonë është një objektiv”, shtoi Sunak./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAksidenti në Lushnjë, Spiropali: Ngushëllime familjes Hoxha, shërim të shpejtë të plagosurve


You may also like