BM – Shapps: Refuzimi i Netanyahut për një zgjidhje me dy shtete, zhgënjyes

by admin
Spread the love



LONDËR, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Kundërshtimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krijimin e një shteti palestinez është zhgënjyes, tha sot ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Grant Shapps.

“Mendoj se është zhgënjyese të dëgjosh Benjamin Netanyahu të thotë se nuk beson në një zgjidhje me dy shtete”, tha ai.

Me të drejtë, ai e ka thënë këtë gjatë gjithë karrierës së tij politike, me sa di unë. Unë nuk mendoj se do të arrihet në një zgjidhje nëse nuk kemi dy shtete,” tha Shapps në një intervistë për “Sky News”.

Britania e Madhe vazhdon të mbështesë zgjidhjen me dy shtete dhe nuk ka asnjë opsion tjetër”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPresidenti i Lombardisë takon zv/Ministren Bello: Në fokus turizmi i qendrueshëm dhe mjedisi


You may also like