BM – Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje pas të nxehtit, thatësirës së tejzgjatur

by admin
Spread the love

LONDËR, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Rrugët u përmbytën sot në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe, pasi reshjet e dendura dhe stuhitë e rrufeve kanë përfshirë të gjithë vendin në dy ditët e fundit.

Zyra e Shërbimit Meteorologjik ka lëshuar alarmin e verdhë për Anglinë dhe Uellsin, duke paralajmëruar për përmbytje të papritura, si dhe ndërprerje të mundshme të transportit rrugor dhe të energjisë elektrike.

Paralajmërimi për kushtet e këqija të motit për Anglinë Jugore do të mbetet në fuqi deri të mërkurën, pasi zona të caktuara në këtë pjesë të vendit mund të izolohen për shkak të bllokimit të rrugëve nga përmbytjet, ndërkohë që vërshimet e papritura të ujërave mund të rrezikojnë jetët e njerëzve.

Moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi pason valën e të nxehtit që kishte përfshirë Britaninë e Madhe deri javën e kaluar.

/u.sh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKurti me ambasadorët e QUINT-it diskutojnë për takimet në Bruksel

You may also like