BM – Parlamenti mbyll llogarinë në TikTok: Shumë i lidhur me Kinën

by admin
Spread the love

LONDËR, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Parlamenti britanik vendosi të mbyllë llogarinë e tij në TikTok pasi deputetët konservatorë dhe dy lordë shprehën shqetësime për mundësinë që media sociale kineze t’i kalojë të dhënat e përdoruesve qeverisë së Pekinit.

Shqetësimet gjenden në një letër dërguar kryetarit të Dhomës së Komuneve dhe lordëve.

Nënshkruesi i parë është deputeti konservator, Nus Ghani.

Krahas tij është edhe ish-kandidati për kryesimin e Partisë Konservatore, Tom Tugendhadt dhe ish-lideri i konservatorëve, sër Iain Duncan Smith, i njohur për qëndrimet e tij shumë kritike ndaj Kinës.

”Perspektiva që qeveria e Xi Jinping të ketë akses në të dhënat personale në telefonat e fëmijëve tanë duhet të jetë një shqetësim i madh”, thuhet në letër.

Në Westminster u vendos që të pezullohej projekti pilot që kishte çuar në krijimin e një profili parlamentar për të tërhequr përdoruesit e rinj të rrjetit social në pronësi të  kompanisë kineze Bytedance./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakLoro Boriçi, legjenda e futbollit shqiptar

You may also like