BM – Johnson uron Sunak, i kërkon partisë t’i japë mbështetje të plotë

by admin
Spread the love

LONDËR, 25 tetor /ATSH-DPA/-Boris Johnson ka uruar kryeministrin e ri britanik, Rishi Sunak dhe u ka kërkuar kolegëve konservatorë që t’i japin atij mbështetjen e tyre të plotë dhe me gjithë zemër.

Tërheqja nga gara e ish-kryeministrit Johnson, i hapi rrugën Sunak për t’u bërë kreu i partisë dhe për rrjedhojë dhe kryeministri i Britanisë së Madhe.

Menjëherë pas fjalimit të parë të Sunak si kryeministër i vendit, Johnson shkroi në Twitter: “Urime Rishi Sunak në këtë ditë historike, ky është momenti kur çdo konservator duhet t’i japë kryeministrit tonë të ri mbështetjen e plotë dhe me gjithë zemër”.

Në një deklaratë të dielën në mbrëmje, Johnson tha se mund të kishte qenë një shans shumë i mirë për t’u kthyer në Downing Street, nëse ai do të kishte patur mbështetje.

Megjithatë, përpjekjet e tij për të komunikuar me rivalët e tij, Rishi Sunak dhe Penny Mordaunt, për të punuar së bashku në interesin kombëtar nuk kishin qenë të suksesshme, kështu që ai zgjodhi të tërhiqej.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like