BM – Inflacioni i çmimit të banesave shënon rënie në gusht

by admin
Spread the love

LONDER, 18 tetor /ATSH-DPA/-Inflacioni i çmimit të banesave në Britaninë e Madhe u ngadalësua në gusht për shkak të rritjes së mprehtë të çmimeve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Zyra për Statistikat Kombëtare.

Rritja e çmimit të banesave shenoi një rënie në 13,6% në gusht krahasuar me 16,0% në korrik. Çmimi mesatar i banesave ishte 296,000 £, në gusht.

Çmimet mesatare të banesave u rritën me 1,1% në bazë mujore, pas rritjes prej 1,3% muajin e kaluar.

Rajoni Jugperëndimor ishte rajoni me rritjen më të lartë vjetore të çmimit të banesave, me 17,0%.

Ndërkohë, rritja më e ulët u regjistrua në Londër, ku çmimet mesatare të banesave u rritën me 8,3%.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like