BM – Gjysma e britanikëve mendojnë se Truss duhet të dorëhiqet

by admin
Spread the love

LONDËR, 19 tetor /ATSH-DPA/-Më shumë se gjysma e votuesve britanikë mendojnë se Liz Truss duhet të japë dorëheqjen si kryeministre dhe 80% fajësojnë qeverinë për rritjen e kostos së jetesës, sipas një sondazhi te kryer nga “Ipsos”.

Në sondazhin e kryer në fundjavë, 53% e të anketuarve thanë se Truss duhej të largohej dhe vetëm 20% kanë kundërshtuar dorëheqjen e saj.

Para se të jepte dorëheqjen, Boris Johnson regjistroi shifra të ngjashme, ku 50% deri në 59% e të anketuarve mendonin se ai duhej të largohej në vitin 2022.

Sondazhi, i cili anketoi 1000 qytetarë britanikë midis 14 dhe 17 tetorit, zbuloi se vetëm 13% e personave besonin se Truss kishte të ngjarë të fitonte zgjedhjet e ardhshme, rreth 30% e tyre mendonin se Johnson mund të fitonte para se të jepte dorëheqjen.

Gjithashtu, vetëm 14% e të anketuarve presin që kancelari i ri të përmiresojë ekonominë në vend.

Rreth 35% e tyre thanë se emërimi i Jeremy Hunt nuk do të bënte asnjë ndryshim, ndërsa 27% mendonin se do t’i ndryshonte gjërat për keq.

Rreth 40% e të anketuarve thanë se ishin të sigurt se opozita kishte një plan të mirë ekonomik afatgjatë, ndërsa 47% thanë se nuk ishin të sigurt.

Megjithatë, vetëm 17% thanë se ishin të sigurt në planin afatgjatë ekonomik të konservatorëve krahasuar me 74% që thanë se nuk ishin të sigurt.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like