BM – Banka Qendrore rrit normën e interesit në 5%

by admin
Spread the love

LONDËR, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me 50 pikë bazë në 5% nga 4,5%.

Banka e Anglisë rriti papritur normat e interesit në 5%, norma më e lartë në pothuajse 15 vjet, pasi politikëbërësit dhe qeveria britanike janë nën presion për të kontrolluar krizën e kostos së jetesës.

Masa pritet të thellojë krizën e hipotekave pasi kostot e huamarrjes janë rritur për të 13-tën herë radhazi.

Rritja me 0,5 pikë përqindje ishte rritja më e mprehtë që nga shkurti, duke befasuar ekonomistët të cilët kishin pritur një rritje më të vogël prej 0,25 pikë përqindjeje.

Vendimi për rritjen e normës së interesit vjen pas rritjes së inflacionit në maj, pasi rritja e vazhdueshme e çmimeve i detyroi politikëbërësit të ndërmerrnin masa në një përpjekje për të ulur inflacionin në objektivin prej 2%. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like