BM: Aludimet e Iranit se Rushdie është fajtor për sulmin ndaj tij, absurde

by admin
Spread the love

LONDON, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike deklaroi sot se është “absurde” të aludohet që shkrimtari i njohur Salman Rushdie mund të ishte fajtor për sulmin kundër tij javën e kaluar.

Një zyrtar i qeverisë iraniane mohoi sot përfshirjen e mundshme të Iranit në sulmin me thikë kundër shkrimtarit përmes një deklarate, që ishte komenti i parë publik i këtij vendi lidhur me ngjarjen.

“Në lidhje me incidentit e sulmit kundër Salman Rushdie, ne nuk mendojmë se meriton të fajësohet dhe akuzohet njeri tjetër veç atij dhe mbështetësve të tij”, deklaroi për gazetarët Nasser Kanaani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.

Ai shtoi: “Ne besojmë se fyerjet që ka bërë dhe mbështetja që ka gëzuar kanë qenë një fyerje ndaj besimtarëve të të gjitha besimeve fetare”.

Ai la gjithashu të nënkuptohej se “Rushdie e kishte nxitur vetë sulmin kundër tij”.

I pyetur rreth komenteve të bëra nga Teherani, zëdhënësi i qeverisë britanike deklaroi se “është absurde të aludohet se Salman Rushdie ishte në njëfarë mënyre fajtor për këtë sulm të tmerrshëm kundër tij”.

“Ky nuk ishte vetëm sulm kundër tij, por sulm kundër të drejtës për fjalën e lirë dhe të shprehjes”, shtoi ai.

Shkrimtari i mirënjohur Salman Rushdie, 75 vjeç, u sulmua me thikë të premten e kaluar gjatë një aktiviteti letrar në Nju-Jor. Ai pësoi dëmtim të mëlçisë dhe të nervave në njëjrën dorë, ndërkohë që rrezikon të humbasë njërin sy.

Autori i sulmit, 24-vjeçari Hadi Matar nuk e ka pranuar fajin për akuzat që u ngritën kundër tij pas incidentit.

Prej më shumë se 30 vjetësh, autori i njohur i “Vargjeve Satanike” është përballur me kërcënime me vdekje.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like