Blero: Barcelona do ta fitojë Evropa Ligën dhe do ta mposht Bayernin në finale të Superkupës

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions League të ekipit të tij të zemrës, Barcelonës, pas disfatës prej 3:0 nga Bayern Munchen.

Muharremi, në emisionin Champions Show në Klan Kosova, tha se Barca do t’i revanshohet Bayernit në finalen e Superkupës së Evropës.

Sipas tij, “blaugranët” do të jenë fitues të Europa League dhe bavarezët do ta fitojnë Championsin.

“Imagjinoni, Barca në Europa League. Por, besoj që Barca e fiton Europa Leaguen edhe Bayerni e fiton Champions Leaguen edhe prapë kemi për t’u takuar. E kur të takohemi, i kemi disa muhabete të paqartësuara me Bayernin”.

Kjo është hera e parë pas më shumë se 20 vjetësh që Barcelona nuk e vazhdon garën në fazën e dytë të Champions League.

Ky ekip do të vazhdojë në garën e dytë të UEFA-s, Europa League.

Tutje, nga grupi E, vazhdoi Benfica, që në ndeshjen vendimtare e mposhti Dynamo Kyivin me rezultat 2:0.

You may also like