Blerja e pasurive të patundshme nga të huajt, kërkohen ndryshime ligjore në Maqedoni

by admin
Spread the love





Agjencitë për patundshmëri propozojnë ndryshime ligjore! Për të stimuluar tregun, individët nga rajoni dhe nga vendet joevropiane mund të blejnë lirisht pasuri të patundshme në vend. Rregulloret ligjore ekzistuese lejojnë vetëm qytetarët e BE-së dhe SHBA-së të blejnë pasuri të patundshme, ndërsa qytetarët nga vendet e rajonit diskriminohen, pasi duhet të jenë persona juridikë.

Agjentët e pasurive të paluajtshme nga Struga thonë se ka interes të madh për banesa dhe shtëpi nga blerësit potencial nga vendet fqinje, por ligji nuk i lejon.

Për të stimuluar më tej tregun e pasurive të patundshme në vend, nevojiten ndryshime edhe në kreditimin e diasporës. Ndonëse janë të kreditueshme, bankat në vend janë në kërkim të garantuesve.

Vitet e fundit, çmimet e pasurive të paluajtshme në vend kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është shënuar rritje vjetore e çmimeve të apartamenteve prej 20.6%.







Artikulli paraprakDhurata Dora publikon bashkëpunimin me Inna dhe Stefflon Don
Artikulli tjetërKovaçevski – Vuçeviq: Do të vazhdojë thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë




You may also like