Bledit: Do tju hedh kripë pafund në ushqim që mos të hani më

by admin
Spread the love

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP ka nisur me debate të forta mbrëmjen e sotme. Fillimisht Efi dhe Luizi u përplasën me njëri-tjetrin, pasi këngëtari nuk i ka qëndruar aspak afër Efit kur ajo ka rihyrë në shtëpi. Sakaq, një përplasje e fortë ishte edhe ajo mes Bledit dhe Qetsorit.

Kjo pasi gazetari pa në ekran një video ku Qetsori thoshte që do t’ia bënte ushqimin të pa ngrënshëm duke i hedhur kripë. Gjatë përplasjes, Qetsori i tha se do vazhdojë t’i hedhë kripë ushqimit të tij, në mënyrë që ai mos ta hajë më ushqimin.

Pjesë nga debati:

Bledi: Dallaveret e tua janë pafund,  por kur të gatuash mos bëj të tilla gjëra. Është e turpshme të luash me ushqimin.

Qetsori: Do tju hedh kripë pafund, dhe me mua fol mirë.

Bledi: Nuk të kam hyrë në borxh. Me mua bëj lojë të ndershme ose si të duash, për mua nuk je rrezik.

Qetsori: Kripë do tju hedh  që mos të hani ushqimin.

You may also like