Bledi Shkëmbi: Bëmë gjithçka mirë, nuk më kënaq vetëm rezultati

by admin
Spread the love

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka pak gjëra për t’i kritikuar skuadrës së tij, pavarësisht humbjes përballë Kukësit.

Në “Gol pas Goli”, trajneri korçar deklaroi:

Kemi bërë gjithçka mire, përveçse në rastin e golit të Kukësit. Lojtarët vepruam ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen. Patëm raste për të shënuar, nuk arritëm t’i shfrytëzonim, ndërsa Kukësi përfitoi nga ai rast dhe shënoi.

E theksoj, nuk kemi luajtur keq përveç atyre 10 sekondave kur pësuam gol. I mërzitur jam vetëm për rezultatin, jo për pjesën tjetër. Sa i përket Ibraimit, kemi një aset dhe vazhdoj të mendoj që Ibraimi mund të ketë ndonjë moment të dobët, si ai kur duhej të kishte shënuar, por mbetet një lojtar që i bën gjërat si di ai“.

Kukësi doli triumfator në përballjen e parë në histori me Dinamon në elitën e futbollit shqiptar. Goli I kroatit Basa përcaktoi fituesin e kësaj ndeshjeje, që dhuroi shumë emocione me raste të shumta në të dyja portat. Me këtë sukses Kukësi ngjitet në vendin e parë me 14 pikë me golaverazh më të mirë se Tirana, por me një ndeshje me shumë.


Top Channel

You may also like