Bjellorusia poston imazhet e helikopterit polak që shkel kufirin ajror, Varshava mohon (fotot)

by admin
Spread the love

Një faqe e forcave kufitare të Bjellorusisë publikonte sot imazhe të një helikopteri të ushtrisë së Polonisë rikthehej pas shkeljes së hapësirës ajrore bjelloruse, sipas versionit të Minskut.

Në deklaratën që shoqëronte videon, Bjellorusia pretendonte se “helikopteri ushtarak polak tip Mi-24, kaloi kufirin shtetëror në lartësi shumë të ulët duke fluturuar më shumë se 1,200 metra brenda territorit bjellorus dhe më pas u rikthye”.

Por Polonia mohonte pretendimet e fqinjit duke i quajtur ato “gënjeshtra e provokime”, në një kohë tensionesh të larta mes vendeve pranë konfliktit në Ukrainë.

Marrëdhëniet mes vendeve janë ngrirë prej vitesh teksa lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenko ka lejuar përdorimin e territorit të tij nga Rusia për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Minsku tha nga ana e tij se incidenti kufitar ndodhi në rajonin Grodno, që shtrihet në rreth 400 kilometra mes vendeve.

“Këto janë gënjeshtra dhe provokime, nuk ka pasur një shkelje të tillë sipas të dhënave të pilotëve dhe të radarëve të Polonisë”, tha zëdhënësi i ushtrisë polake Jacek Goryszewski.

Ministria e jashtme bjelloruse tha se kishte thirrur të dërguarin polak “për të dhënë shpjegimet e rastit dhe nisjen e një hetimi të detajuar”.

Zv. ministri i jashtëm polak  Pawel Jablonski komentoi: “Do të analizojmë situatën pasi deklarata të tilla duhet të merren me vigjilencë”.