Bizneset gjermane mund të lejojnë stafet të flejnë apo të fusin këmbët në ujë të ftohtë poshtë tavolinës

by admin
Spread the love

Sipas një shefi të shëndetit publik, bizneset në Gjermani duhet të marrin në konsideratë lejimin e stafit për të marrë një sy gjumë në mesditë, pasi temperaturat në vend po rriten.

Johannes Niessen, kreu i shoqatës së oficerëve të shëndetit publik të vendit, sugjeroi gjithashtu se stafi mund të fusin këmbët në ujë të ftohtë nën tavolinat e tyre për t’i mbajtur të ftohta.

Ai i bëri komentet për mediat gjermane, pasi temperaturat arritën në 38.8C në jug të vendit.

Ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach tha gjithashtu se një pushim pasditeje që zakonisht merret në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës Jugore për të lejuar punëtorët të shmangin nxehtësinë e ditës,  “sigurisht nuk ishte propozim i keq”.

Niessen, duke dhënë këshilla për t’u përballur me motin e nxehtë në Gjermani, një vend që zakonisht përjeton një klimë të butë, tha: “Ngrihuni herët, punoni në mëngjes dhe bëni një pushim në mesditë. Njerëzit nuk janë aq efikas në nxehtësi të fortë. Për më tepër, gjumi i keq në mungesë të ftohjes gjatë natës çon në probleme të përqendrimit.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për veshje më të lehta, edhe nëse rregullat e veshjes për një zyrë nuk e lejojnë këtë.

Organizat Botërore Meteorologjike paralajmëroi të hënën se vala e të nxehtit në Evropën Jugore, për të cilën ekspertët thonë se po nxitet nga një kombinim i ndryshimeve klimatike dhe një modeli moti El Niño, do të intensifikohet këtë javë.


Top Channel

You may also like