Bitri: Goli për tifozët e Partizanit! Derbi nuk luhet, derbi fitohet

by admin
Spread the love

Autori i golit të fitores së Partizanit në Kukës, Eneo Bitri ka folur për Oversport pas këtij suksesi të skuadrës kryeqytetase.

“Festova pranë tifozëve tanë, që ishin të shumtë në këtë ndeshje, sepse ata janë shtysa jonë dhe duam që të jenë akoma më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Nuk besoj se Kukësi nuk na vuri shumë në vështirësi, por rëndësi ka fitorja. Kemi krijuar shumë raste por ndonjëherë duhet të jemi cinikë. Ky është futbolli, duhet të finalizojmë rastet që na krijohen para portës.

Derbi? Nuk ka fjalë, të gjithë ia dinë rëndësinë asaj sfide. Derbi nuk luhet, derbi fitohet. Derbi nuk luhet për barazim, gjithmonë synojmë fitoren. Është shumë herët të bësh llogari, sepse pikë diferencë nuk janë asgjë.

Goli? Është një skemë e provuar në stërvitje, që e kemi provuar disa herë në stërvitje këtë javë”, ka thënë Bitri. / Oversport.tv

You may also like