Bitcoin në rënie të lirë, zbret në $39,000 – Shqip

by admin
Spread the love

Bitcoin ka zgjeruar humbjet e së hënës, duke zbritur poshtë 40,000 dollarëve për herë të parë për këtë vit, duke tërhequr me vete edhe pjesën tjetër të tregut. Kriptomonedha më e madhe në botë po qëndron në rënie me mbi 2.7% dhe po tregohet pranë 39,000 dollarëve, duke thelluar humbjet prej 4% një ditë më parë, dhe ka prekur nivelin më të ulët që nga fundi i nëntorit.

Edhe ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka humbur mbi 4% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 2,235 dollarë, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 5%. Bitcoin është ende në fazën e korrigjimit, pas lançimit të disa fondeve të tregtuara në shkëmbim (ETF) në bitcoin, për herë të parë në histori.

Në muajt përpara se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA të jepte dritën jeshile për të filluar tregtimin, investitorët blenë bitcoin në pritje të miratimit. Analistët shprehen se lëvizja për poshtë e bitcoin ishte plotësisht e pritshme, përpara se të shohim një trajektore rritëse. Bitcoin ka rënë me mbi 16% që nga 10 janari, ditën kur Komisioni i Letrave me Vlerë në SHBA dha miratimin për fondet ETF.

Analistët e grafikëve kanë paralajmëruar se megjithëse tendenca afatgjatë rritëse e bitcoin mbetet e paprekur, ka të ngjarë që të bjerë edhe më tej. Kufiri aktual i poshtëm për bitcoin është 38,000 dollarë, por nëse bie edhe poshtë këtij niveli, atëherë kufiri i radhës do të jetë në 36,000 dollarë. Analistët paralajmërojnë se ky mund të jetë vetëm fillimi i një tremujori të parë zhgënjyes për tregun e kriptomonedhave.

SCAN

You may also like