Bislimi edhe kur mungon në Komision, hallakamë e bën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Prezent nuk është, por Besnik Bislimi ishte arsyeja e përplasjes mes deputeteve të pushtetit e opozitës në Komisionin për të Pagjeturit të mërkurën.

Në vend të Andin Hotit, Ariana Musliu e Partisë Demokratike po thotë se të mërkurën për marrëveshjen në Bruksel do të duhej të raportonte zëvendëskryeministri Bislimi, në çka e kundërshtojnë koleget e opozitës, raporton Shqip.

Sebep në përplasje u bë edhe dallimi mes terminologjisë “Persona të Zhdukur me Forcë” që përdoret në dokument, dhe atij të “Zhdukur me Dhunë”, njofton Shqip.

Vëmendja në fjalët e Hotit ishte më e madhe në fillim.

Për zbatimin e dakordimit nga Serbia, ky shpresën e ka veç në sanksionet që përmenden në marrëveshjen e Ohrit.

Për pikën e hulumtimit të arkivave serbe, Hoti tha se i duhen hulumtues meqë aktualisht s’e kanë një të tillë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like