Bislimi: Asociacionin po e ushqejmë artificialisht në Kosovë, tentojmë t’i zgjidhim problemet e pazgjidhura

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se në Bruksel janë nënshkruar 33 marrëveshje dhe se tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po diskutohet pa nevojë në Kosovë dhe kjo temë “po ushqehet artificialisht”, raporton Ekonomia Online.

Ai në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se në Bruksel synojnë t’i zgjidhin problemet e pazgjidhura në Kosovë, dhe se sipas tij e kanë obligim që të merren me qytetarët serb.

“Edhe ne shohim marrëveshjen e Asociacionit në
këto 33 marrëveshje. Për neve gjithë zhurma që është ngritur është artificiale.
Juve në Kosovë u thonë gazetarët çka kem me bo me Asociacionin. Ne ushqejmë temën
duke u marrë koti me ta. Tek targat një nga opsionet është që dy shtet kanë
targa të përhershme. Mund ti pranojnë targat ashtu siç janë. Nuk e di pse i frynë
një teme artificialisht. Përderisa në Bruksel synojmë t’i zgjidhim problemet e
pazgjidhura në Kosovë e kemi obligim që të merremi me qytetarët serb sepse është
në frymën e Kushtetutës së Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm që ka vendim gjykatës
por ajo që kemi bërë të qartë ne jemi të interesuar për mekanizma e që
garantojnë avancim të drejtave të minoriteteve. Vendimi i gjykatës nuk është i
ndërlidhur me Brukselin. Petkoviç nuk ka autorizim për të marrë vendime”, tha
Bislimi.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi
e pyeti Bislimin për qëndrimin e Qeverisë sa i përket Asociacionit.

“Cili është qëndrimi i qeverisë sa i përket asociacionit. Si do e bëni mirë. A është asociacioni kusht nga BE me pas marrëveshje finale”, pyeti ajo.

You may also like