Bilbao fiton me poker derbin bask, Sociedad shpërfytyrohet në pjesën e dytë

by admin
Spread the love

Athletic Bilbao fitoi derbin bask kundër rivalëve të betuar të Real Sociedad me rezultatin e thellë 4-0, në javën e 25-të të LaLigas. Golat e Vivian, Sancet, William dhe Muniain rrëzuan në tapet Sociedadin, që nuk prodhoi shumë raste në këtë ndeshje dhe për më tepër në pjesën e dytë u shpërfytyrua totalisht.

Bilbao u hodh në sulm që në minutat e para të takimit duke kërkuar rrugën e rrjetës. Një pjesë e parë e dominuar totalisht prej tyre që humbën edhe një shans të artë shënimi në minutën e 32.

Gjyqtari akordoi një 11-metërsh, por Muniain gaboi gjithçka duke mos e ndryshuar dot rezultatin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Bilbao u tregua më e vendosur dhe ia doli të zhbllokonte rezultatin në minutën e 68-të me anë të Vivian. Ndërkohë që vetëm katër minuta më vonë, Sancet dyfishoi gjithçka për t’i dhënë një tjetër shuplakë Sociedadit.

Golin e sigurisë e shënoi Inaki Williams në minutën e 80 pas një kundërsulmi perfekt nga Bilbao. Berenguer pasi në zonë për sulmuesin që me portën e boshatisur e kishte si një lojë fëmijësh shënimin e golit.

Ndërkohë që Muniain plotësoi pokerin në minutën e 89-të për të  shpaguar në një mënyrë edhe penalltinë e humbur në pjesën e parë. Bilbao ngushton kështu diferencat me Sociedad duke qëndruar tashmë vetëm 1 pikë pas rivalëve që ndodhen në vendin e shtatë menë kuotën e 38 pikëve. /oversport.tv

LALIGA – JAVA 25
Athletic Bilbao – Real Sociedad 4-0
Shënues:
Vivian 68’, Sancet 72’, Williams 80’, Muniain 88’

Foto: Athletic Club Twitter

You may also like