Bie vlera e Lionel Messi-t – Shqip

by admin
Spread the love

Argjentinasi mbetet më i shtrenjti mes veteranëve, lë pas Ronaldon

Për herë të parë që prej vitit 2006, Lionel Messi vlen shumë pak në tregun e futbollistëve. 8 herë fituesi i Topit të Artë tashmë vlerësohet me 30 milionë Euro, ndikuar edhe nga mosha e madhe. Por, pavarësisht shifrës që vijon të zbres, Messi mbetet lojtari që kushton më shumë në botë në mesin e lojtarëve mbi 34-vjeçarë.

Në këtë renditje speciale, Messi lë pas edhe rivalin e tij historik, Cristiano Ronaldo. Portugezi është 3 vite më i madh se Messi, ndërsa vlen sa gjysma e 36-vjeçarit. Skuadrat e interesuara për yllin e Al Nassr do paguanin 15 milionë euro nëse duan ta kenë në ekip sulmuesin portugez.

Në kuotë të njëjtë gjenden edhe Karim Benzema dhe Robert Levandovski. Të dy vlejnë 15 milionë Euro duke lënë pas emra si Toni Kross dhe Thomas Muller. Inter është skuadra që dominon këtë renditje, ku në mesin e 20 lojtarëve më të kushtueshëm mbi 34-vjeç gjenden 5 futbollistë. Mikitarjan, Zomer, Arnautoviç, Açerbi dhe Darmjan përfaqësojnë ngjyrat zikaltër në këtë renditje speciale.

Klan News

You may also like