Biden sanksionon kolonët izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur sanksione ndaj katër kolonëve izraelite të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksionet të enjten, duke thënë se dhuna në Bregun Perëndimor kishte arritur “nivele të patolerueshme”.

Sanksionet do të bllokojnë individët nga aksesi në të gjitha pronat dhe asetet e tjera të SHBA.

Ata gjithashtu i pengojnë ata të përdorin sistemin financiar amerikan.

​ Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur persona të armatosur të Hamasit nisën sulmet në jug të Izraelit më 7 tetor.

Sanksionet shënuan një hap të rrallë nga SHBA-ja që atakontte izraelitët. Ajo vjen teksa Biden udhëton në shtetin e Miçiganit, i cili ka një popullsi të madhe arabo-amerikane që ka qenë kritike për mbështetjen e tij për Izraelin.

Instituti Arabo-Amerikan, një grup avokues, tha më herët se që nga fillimi i konfliktit, mbështetja e arabo-amerikanëve për Partinë Demokratike ka rënë nga 59% në vitin 2020 në vetëm 17%.

Të enjten, një zyrtar i lartë në administratën Biden tha se presidenti kishte ngritur vazhdimisht shqetësime me Izraelin për dhunën nga kolonët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

You may also like