Biden pret Von der Leyen, flasin edhe për dialogun: Duhet shumë punë, por procesi po shkon në drejtimin e duhur

by admin
Spread the love

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shtëpinë e Bardhë.

Von der Leyen ka konfirmuar se pjesë e këtij takimi bilateral ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se ka ende shumë çështje për tu zgjidhur mes palëve, por se procesi po shkon në drejtimin e duhur.

“Ne me të vërtetë e prekëm edhe këtë temë shkurtazi. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë”.

“Nuk është aspak e lehtë pasi ka ende shumë çështje për tu zgjidhur, por procesi po shkon në drejtimin e duhur. Kemi mbështetjen e të dyja palët për këtë dialog”, deklaroi von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, mes tjerash, ka folur edhe për Propozimin Evropian për ujdi bazë.

“Në tavolinë është një plan i mirë, është një udhërrëfyes sesi të arrihet aty. Ne presim dhe shpresojmë që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, do të jenë shumë konstruktive”, tha ajo gjatë konferencës së mbajtur pas takimit me presidentin Biden./Klankosova.tv

 

 

You may also like