Biden paralajmëron Putin: Mos guxoni të përdoni armë bërthamore, kjo ndryshon gjithcka!

by admin
Spread the love

Rusia të mos guxojë të përdorë armë kimike apo taktike bërthamore në luftën e Ukrainës; në një interviste për CBS News, presidenti amerikan Joe Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”, edhe pse nuk e sqaroi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse përdoren armë të tilla.

“Mos e bëni. Një gjë e tillë do ta bënte botën më të tmerrshme nga c`ka qenë ndonjëherë, dhe në varësi të masës së asaj që ata do të bëjnë, do të përcaktohet dhe reagimi që do të pasojë.”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore ruse pas pushtimit të Ukrainës në 24 shkurt. Ai u ka thënë shefave të tij të ushtrisë se kjo masë është ndërmarrë për shkak të “deklaratave agresive” nga Perëndimi.

Armët bërthamore ekzistojnë prej 80 vjetësh dhe shumë shtete i shohin ato si mjet që garantojnë sigurinë e tyre kombëtare.Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia vlerësohet se ka rreth 5.977 koka bërthamore. Megjithatë, gjasat qëtë përdorë armë të tilla në luftën ndaj shtetit fqinj, konsiderohen të pakta.

Mësohet ndërkohë se në konfliktin e Ukrainës, Moska është duke angazhuar dhe të burgosur. Atyre u premtohen para dhe liri në këmbim të gjashtë muajve tshërbimi ushtarak si pjesë e grupit Wagner, teksa thirrjet për mobilizim të përgjithshëm janë shtuar në mbarë Rusinë.

 


Top Channel

You may also like