Biden krah Izraelit: Hamasi po përdor si mburojë popullin palestinez

by admin
Spread the love

Akt djallëzor e cilësoi presidenti amerikan Joe BIden sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se Hamasi është i etur për gjak, ndërsa dënoi vrasjen e mbi 1000 izraelitëve, përfshirë 14 amerikanë.

“Hamasi nuk përkrah popullin palestinez. Po e përdor si mburojë njerëzore. Fatkeqësisht, për popullin hebre kjo nuk është gjë e re”, u shpreh presidenti duke kujtuar disa histori të ngjashme nga rajoni.

“Prindër të vrarë duke përdorur trupat e tyre për të mbrojtur fëmijët e tyre. Raportet e foshnjave që u vranë, gratë e përdhunuara… Ne qëndrojmë me Izraelin”

Presidenti Biden pohoi mbështetjen e tij për Izraelin dhe paralajmëroi ata që duan të përfitojnë nga konflikti.


Top Channel

You may also like