Biden del në krah të Tajvanit: Do ta mbrojmë nga Kina

by admin
Spread the love

“Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Tajvanin nga çdo sulm i mundshëm nga Kina”. Kjo është deklarata e presidentit Joe Biden gjatë një interviste të dhënë në CNN.

“Kemi një angazhim për këtë çështje. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një premtim përsa i përket mbrojtjes së aleatëve të NATO-s në Kanada dhe Europë dhe kjo gjë vlen dhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Tajvanin”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në fillim të tetorit, Kina dërgoi 38 avionë lufte pranë dhe brenda hapësirës ajrore të Tajvanit. Ky ishte numri më i lartë ndonjëherë i avionëve kinezë që shkelën Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore, në një ditë të vetme.

Autoritetet e ishullit u kundërpërgjigjën duke nxjerrë në fluturim avionët luftarakë dhe aktivizuar sistemet raketore. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të saj, por Tajvani e sheh veten si shtet Sovran. Këto pretendime kanë bërë që të ketë tensione të larta mes palëve.

This post was published on 2021-10-22 8:48 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like