Betohem për kokën e saj

by admin
Spread the love

Pak javë më parë, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, la të kuptohet përmes një postimi në rrjete sociale se nuk e ka takuar të bijën e tij. Kur Viktoria festoi 6-vjetorin e lindjes, ai bëri një postim në “Instagram”, ku shprehu mallin për të.

“Mishi dhe gjaku im. E dashura ime gëzuar ditëlindjen. Te dua pamase . Me ka marre shume malli”, shkruante Aleksandër Varfaj pak ditë më parë. Dhe për të shuar të gjitha këto aludime, fansat kanë pyetur së fundmi aktoren e njohur nëse kjo është e vërtetë.

Përmes një pyetësori të hapur nga Rudina në rrjete sociale, një nga ndjekësit e saj e ka pyetur aktoren nëse është e vërtetë që Viki ka një vit pa e takuar vajzën. “Është e vërtetë që Viki ka një vit pa takuar babain apo ja fut p*rdhës ai se s’ka ça bën”.

Rudina ka mohuar gjithçka duke thënë që ajo nuk do të pengojë kurrë fëmijën e saj që të takojë prindin e saj. “Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe betohem për kokë të saj”, u përgjigj Rudina.

You may also like