Bet-David: Messi u vendos pranë meje, shtëpia ime tani vlen 25 milionë dollarë më shumë

by admin
Spread the love

Sipërmarrësi dhe “podkasteri”, Patrick Bet-David, ka zbuluar se rezidenca e tij në Fort Lauderdale vlen 25 milionë dollarë më shumë që kur Lionel Messi u zhvendos me banim afër tij.

Ylli i futbollit, i cili nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare e gjysmë me vlerë 50-60 milionë dollarë në sezon, u transferua në Florida në verë pasi nënshkroi me Inter Miamin e David Beckhamit.

Pasi kaloi muajt e tij të parë duke jetuar në një apartament prej 9 milionë dollarësh afër “plazhit të artë”, fituesi i Kupës së Botës bleu një pronë të re 10.75 milionë dollarë në Fort Lauderdale në shtator.

Prona prej 10,500 metrash katrorë, që në të është një shtëpi luksose tashmë e yllit argjentinas, ndodhet brenda komunitetit të mbyllur në Bay Colony, një nga lagjet lundruese në veri të Fort Lauderdale.

You may also like