Besoj se shumë shpejt do ta merrni vesh emrin e ministrit të ri të Shëndetësisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se shumë shpejtë do të bëhet i ditur emri i ministrit të ri të Shëndetësisë, pozitë kjo që ky e ushtronte para se të shpallë kandidaturën.

“Shumë shpejt besoj se do ta merrni vesh edhe emrin e ministrit të ri të Shëndetësisë i cili do të vazhdojë bashkë me zëvendësministren Gexha të menaxhojnë situatën me pandeminë COVID-19″,ka thënë Vitia në RTV Dukagjin.

Ai u ka folur për menaxhimin e pandemisë sa ka qenë ministër si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave anti COVID, transmeton Klankosova.tv.

You may also like